Kuponi me kod QR
Çdo shitje merr kupon me kod QR që klienti mund ta skanojë. Printohet në printer termik ose dërgohet me email.
OptiFisk e bën shitjen të shpejtë, i jep klientit kuponin me kod QR dhe vazhdon punën edhe kur bie interneti. Po e përgatisim për certifikim te Administrata Tatimore e Kosovës dhe po pranojmë aplikime nga bizneset që duan të jenë të parët.
Statusi aktual
OptiFisk nuk është ende i certifikuar. Një softuer fiskal mund të përdoret për shitje reale vetëm pasi ta certifikojë Administrata Tatimore e Kosovës, prandaj shitjet fiskale reale fillojnë pas certifikimit.
Aplikimi është shprehje interesi, jo kontratë. Bizneset që aplikojnë tani i kontaktojmë kur të jemi gati.
Çfarë ofron
Pa terma të komplikuar. Një arkë që stafi e kupton që në ditën e parë.
Çdo shitje merr kupon me kod QR që klienti mund ta skanojë. Printohet në printer termik ose dërgohet me email.
Kuponi nënshkruhet digjitalisht në pajisjen tuaj. Çelësi privat nuk largohet kurrë prej saj.
Nëse lidhja bie, shitja vazhdon. Kuponët ruhen dhe dërgohen vetë kur interneti kthehet.
Normat e TVSH-së, pagesa me para, kartë, vaučer ose çek, si dhe uljet, të gjitha në një ekran.
Anuloni ose ktheni një shitje, edhe pjesërisht, me arsyen e regjistruar për çdo veprim.
Çdo kasier hyn me PIN-in e vet. Shihni artikujt, ndërrimet dhe eksportoni kuponët kur t'ju duhen.
Për kë është
Artikuj, shportë dhe pagesë të shpejtë para klientit.
Porosi të shpejta dhe kupon i qartë, edhe për stafin e ri.
Shitni shërbime me të njëjtën lehtësi si artikujt.
Çdo lokal ka arkat e veta, ndërsa lokalet dhe arkat i menaxhoni të gjitha në një vend.
Si funksionon
Nuk ju duhet specialist IT. Ne e përgatisim çdo hap me ju.
Plotësoni të dhënat e biznesit tuaj në formularin e aplikimit. Zgjat disa minuta.
Kontrollojmë të dhënat dhe ju kontaktojmë me email ose telefon.
Pasi të miratoheni, ju japim një çelës aktivizimi për arkën tuaj.
Instaloni OptiFisk dhe aktivizoni arkën me çelësin. Çelësi i nënshkrimit krijohet në pajisjen tuaj.
Pyetje të shpeshta
Ende jo. Jemi në proces certifikimi te ATK. Deri sa ta marrim certifikatën, OptiFisk nuk mund të përdoret për shitje fiskale reale.
Aplikimi është një shprehje interesi. Na ndihmon të planifikojmë vendosjet e para dhe të përshtatim produktin me nevojat reale. Kur të jemi gati, ju kontaktojmë ne.
Marrim aplikimin me email, e shqyrtojmë dhe ju përgjigjemi. Çelësi i aktivizimit jepet vetëm kur softueri të jetë gati për biznesin tuaj.
Një kompjuter me Windows 10 ose 11 për çdo arkë. Printeri termik është i rekomanduar për kuponët e printuar, por kuponi mund të dërgohet edhe me email.
Jo. Shitjet vazhdojnë kur interneti bie dhe kuponët dërgohen vetë kur kthehet lidhja. Interneti nevojitet për aktivizimin e parë.
OptiFisk ofrohet me abonim mujor ose vjetor. Çmimi varet nga numri i lokaleve dhe i arkave dhe ofertën e dërgojmë pas aplikimit. Brenda 30 ditëve nga pagesa e parë mund të kërkoni kthimin e pagesës.
Programi funksionon lokalisht, te ju. Nëse diçka nuk punon për shkak të softuerit tonë, vijmë dhe e rregullojmë në vend. Për probleme jashtë softuerit (printeri, interneti, Windows) shohim nëse mund të ndihmojmë, përndryshe ju orientojmë te personi i duhur.
Të dhënat e shitjeve ruhen në arkën tuaj dhe çelësi i nënshkrimit nuk largohet prej saj. Në cloud ruajmë vetëm të dhënat publike të biznesit që duhen për menaxhim dhe për çelësin e secilës arkë, dhe vetëm me pëlqimin tuaj pasi të përfundojë onboarding-u.
Aplikoni
Plotësoni formularin dhe ne ju kontaktojmë. Preferoni të na shkruani ose të na telefononi? Jemi në dispozicion.